Sponsor dhe Donatorë

Vasia dhe Aleksia Barka 

Dhuruan 300 kopjet e librit të tyre të parë “Si u rritem me shkrimin”, si fond fillestar për realizimin e projektit: “Dhuro flokë për fëmijët që trajtohen me kimioterapi”.

Studio Next Promotion

Dhuroi 35 kapele për festën e “1 Qershorit”, në Spitalin e Fëmijëve, Pavioni i Sëmundjeve të Rënda. Dhuroi në kosto bluzat e shpërndara në Spitalin e Fëmijëve më 9 Korrik, 2015.

Salloni DUCAS (përballë gjimnazit “Sami Frasheri”) dhe Zonja Lola Minga

Kanë kryer falas prerjen dhe stilimin e flokëve të dhurueseve të para dhe shumë dhurueseve të tjera.

Jani dhe Majlinda Barka

Sponsorizuan dhuratat dhe festën e “1 Qershorit”, në Spitalin e Fëmijëve, Pavioni i Sëmundjeve të Rënda, zhvilluar në vitin 2014. Sponsorizuan prodhimin e 300 spilave me logon e Orgamizatës për vitin 2015. Sponsorizuan konferencën që u zhvillua midis vullnetarëve, në vitin 2016. Sponsorizuan Dokumentarin: Të Dhurosh me Dashuri (2016). Sponsorizuan prodhimin e 500 kalendarëve për vitin 2017. Sponsorizuan prodhimin e 1000 kopjeve të librit “Duar të Arta, Mendje e mprehtë, Zemër e madhe”, si dhe kartolina falenderimi dhe zarfa paketimi (për të dërguar librin tek blerësit tanë) në vitin 2020. Sponsorizojnë prodhimin e Ҫertifikatave të Mirënjohjes.

Manjola Tabaku

Sponsorizoi prodhimin e 300 spilave me logon e Organizatës për vitin 2016.

Eyes Publicity

Konceptoi dhe dhuroi 30 Ҫertifikata Mirënjohjeje.

Marlin Lako

Realizoi me kosto preferenciale dy paruket e para të dhuruara më 9 Korrik 2015. I mësoi Vasias dhe Aleksias teknikat e para të thurjes së parukeve.

Leogena Zhaka

Koncepton, mirëmban dhe përditeson faqen e Organizatës www.femijetperfemijet.com.

Lucy Saccone

Konceptoi dhe finalizoi logon e Organizatës. Koncepton logon për prodhimin e spilave ҫdo vit, si dhe për printime të tjera.

Top Channel TV

Mbështetën projektin dhe rritën ndjeshmërine publike, duke i ftuar pjestarët e Organizatës, disa herë në emisionin e tyre “Pasdite ne Top Channel”. Lejoji publikimin e emisioneve “Pasditë në Top Channel” (në 2014 dhe 2015) pa kosto në faqen e Organizatës www.femijetperfemijet.com.

News 24 TV

Mbështeten projektin dhe rritën ndjeshmërine publike, duke i ftuar pjestarët e Organizatës, disa herë në studion e tyre në emisionet e mëngjesit “Vila 24”.

Vizion Plus TV

Mbështetën projektin dhe rritën ndjeshmërine publike, duke i ftuar pjestarët e Organizatës, në emisionin e tyre “Vizioni Pasdites”.

Universiteti Beder

Mbështeti kauzën nëpërmjet projektit “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”, prej të cilës 18 studente dhuruan flokët e tyre.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi

Dhuruan 22700 Lekë për prodhim parukesh.

Bashkia Sarandë

Mbështeti organizimin dhe realizimin e koncertit që u zhvillua në qytetin e Sarandës, gjatë muajit Gusht të vitit 2016.

Qëndra Kulturore e Fëmijëve në Sarandë

Mbështeti koncertin zhvilluar në qytetin Sarandë, gjatë muajit Gusht të vitit 2016, duke dhuruar performanca si pjesë të koncertit dhe duke dhuruar punime artistike me guacka si një mënyrë për të mbledhur fonde.

Gjimnazi Branksome Hall, Toronto

Mbështeti organizimin dhe realizimin e koncertit me performanca muzikore që u udhëhoq nga Vasia dhe Aleksia zhvilluar në 12 Prill të vitit 2017.

Drejtoria Arismiore Kavajë

Udhëhoqi dhe përfundi me sukses fushatën për shitjen e kalendarëve të vitit 2018 me vizatime të fëmijëve në Pavionin e Sëmundjeve të Rënda të Spitalit Pediatrik Tiranë, zhvilluar gjatë muajve Janar dhe Shkurt të vitit 2018.

Bashkia Kavajë

Morri pjese ne blerjen e kalendareve nëpërmjet fushatës së zhvilluar nga Drejtoria Arsimore Kavajë dhe mbeshteti aktivin përmbyllës së kësaj fushate duke mundësuar realizimin e saj në Pallatin e Kulturës të Kavajës.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë

Udhëhoqi fushatën “Unë për Ty” në Shkurt të vitit 2021 me qëllim mbledhjen e fondeve për të realizuar paruke.

Enxhi Sulkja

Dhuroi të gjitha fondet mledhur nëpermjet një fushatë GoFundMe (€ 1000) të ndërrmarë prej saj, dhe preu të gjithë flokët e saj (60 cm). Kjo fushatë filloi në Shtator të vitit 2020, dhe përfundoi në Shkurt të vitit 2021. 

Czech Republic Development Cooperation

Financoi krijimin e një qendre për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT nëpërmjet grantit “Local Small Scale Project” të Official Development Assistance të Ambasadës Çeke të cilën organizata e fitoi në vitin 2021.  

Noel & Maridion

Dhuruan të gjitha fondet që ata mblodhën nëpërmjet shitjes së kartolinave të bëra nga veta ata gjatë muajve Shkurt-Prill, 2021. 

Margarita Lilaj dhe “Magjia e Magit”

Dhuroi të ardhurat nga shitja e produkteve nga linja e saj e produkteve natyrale “Magjia e Magit” më 26 Maj deri në 2 Qershor të vitit 2021 me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve në Shqipëri. 

Afrodita Beadini

Dhuroi të ardhurat nga shitja e një pikture të saj në Nëntor, 2021. 

Kohli Lab

Dhuroi 250 USD drejt veprimatrisë së organizatës.

Profs. Viola Dolani, Amelita Ami dhe Xhulia të Universiteti “Fan S. Noli”

Udhëhoqën dhe përfunduan me sukses fushatën për shitjen e 100 kopjeve të librit didaktik “Duar të Arta, Mendje e Mprehtë, Zemër e Madhe” dhe 100 stiolapsave me logon e organizatës gjatë periudhës Mars-Qershor të vitit 2022.

Helga Cacani

Dhuroi fonde (€ 1315) të mbledhura në kuadër të trajnimit të saj “Vetëbesim pa Limit” gjatë periudhës Qershor-Korrik të vitit 2022. 

Gjeniu i Vogël 8, Vizion Plus, Bashkia Tiranë dhe Amasada Ukrainase në Shqipëri

Mbështetën realizimin e koncertit “I këndojmë Paqes” në ndihmë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë.

Sofra e Ariut dhe Credins Bank

Sponsorizuan koncertin “I këndojmë Paqes” në ndihmë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë.