A&V Education Accessibility Scholarship është një bursë që duke filluar nga viti akademik 2019-2020, i ofrohet 2 studentëve të cilët janë në sfidë ose kanë fituar betejen me një sëmundje të rëndë, me aftësi të kufizuara, ose të rritur në shtëpinë e fëmijëve, dhe synojnë të ndjekin apo janë duke ndjekur studimet e larta në një institut universitar shtetëror në Shqipëri. Secilit nga studentët fitues do t’i dhurohet $500 për vit akademik gjatë studimeve të tyre në diplomën Bachelor. Fondet e bursës përbëhen krejtësisht nga të ardhurat që Aleksia dhe Vasia përfitojnë nëpërmjet punës së tyre në laboratore shkencore në University of Pennsylvania, ku ato studiojnë.
Kriteret
- Të jetë në sfidë ose të ketë fituar betejën me një sëmundje të rëndë; Ose me aftësi të kufizuara; Ose të rritur në shtëpinë e fëmijëve
- Të jetë një shtetas Shqipëtar ose Kosovar
- Ndjek apo synon të ndjek studime të larta në një institut universitar shtetëror në Shqipëri
- Të ruaj një mesatare 7 e lartë në fund të çdo viti shkollor
- Të jetë një anëtar aktiv i komunitetit duke u përfshirë në projektet vjetore të organizatës “Fëmijët për Fëmijët”
Apliko tani!
Aplikimi për vitin akademik 2024-2025 është hapur!
Fitues të bursës
Gisela Koroli është fituese e A&V Education Accessibility Scholarship për vitin 2022-2025. Gisela është me aftësi të kufizuara. Ajo është studente në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane që përfaqëson Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë. Ajo është në vit të parë dhe studion Filozofi-Sociologji. Gisela dallon për dëshirën e saj për t’u pasuruar me dije, duke marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme si trajnime dhe aktivitete sociale, krahas leksioneve në universitet. E përgëzojmë Giselën për të gjitha arritjet e saj!