Dhurimi i Flokëve dhe Parukeve

Njoftim: Duke patur parasysh numrin e madh të flokëve të grumbulluara dhe kërkesat për paruke në Pavionin Onko-hematologjik (Pediatrike) në QSUT, OJF ka pezulluar dhurimin e flokëve duke filluar nga data 1 Janar 2023 për një afat të pacaktuar.


Informacion për dhuruesit

Flokët që do të dhurohen duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Flokët duhet të jenë të palyera ndonjëherë.
  2. Flokët duhet të kenë gjatësi të paktën 26cm, por sa më të gjata aq më mirë.
  3. Para dhurimit flokët duhet të jenë të larë dhe të tharë mirë.
  4. Para proçesit të prerjes, floku duhet të ndahet në tre ose më shumë pjesë në varësi të personit. Këto ndarje duhet të kapen bisht me llastik flokësh, dhe të matet gjatësia e tyre për të kontrolluar nëse e arrijnë minimumin prej 26cm.
  5. Flokët me qëllim që të mos shpërndahen duhet të priten mbi llastik, me qëllim që llastiku të mbajë të lidhur tufën e flokëve të prerë.
  6. Bëni kujdes floku në një gjatësi nën 26 cm nuk i shërben qëllimit për të cilin ju po e dhuroni. Duke patur parasysh që floku rritet 1-1.5cm në muaj, çdo dhuruese mund ti japi dhe pak kohë flokut të saj, që të arrijë gjatësinë e kërkuar.

Të gjithë ata dhurues të cilët kanë nevojë për më shumë ndihmë, janë të mirëpritur të na kontaktojnë në një nga adresat e listuara tek Kontakt.