Problemi
Pёrvec vёshtirёsive fizike dhe psiko-emocionale si pasojё e diagnozёs dhe mjekimit tё tyre, fёmijёt qё luftojnё me kancerin nё Shqipёri dhe familjet e tyre hasin dhe vёshtirёsi, si rrjedhojё e pamundёsisё financiare pёr tё paguar trajtimet e tyre (qё nuk mbulohen nga asistenca financiare shtetёrore), lёvizjet e vazhdueshme midis banesёs sё tyre dhe Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), Tiranë, dhe kostove tё tjera gjatё qёndrimit nё spital.
Qёllimi
Nëpërmjet programit “Bashkë për Njëri-Tjetrin”, organizata jo-fitimprurёse (OJF) “Fёmijёt pёr Fёmijёt” dёshiron t’ju vij nё ndihmё financiarisht familjeve tё fёmijёve tё diagnostikuar me kancer nё Shqipёri, tё cilёt marrin mjekim tek Shërbimi i Onkohematologjisë (Pediatrike) në QSUT, Tiranë.
Çfarё
Programi “Bashkë për Njëri-Tjetrin” është një rrjetë vullnetarësh të cilët shërbejnë si pika kontakti midis drejtueseve të OJF-së “Fëmijët për Fëmijët” (FpF) dhe familjeve të fëmijëve që marrin trajtime tek Pavioni Onkohematologjik (Pediatrike) në QSUT. Pasi kalojnë një trajtim virtual online, secili vullnetar shërben si mbështetje për një ose dy familje, në bazë të numrit të vullnetarëve, kohës që ato mund t’i dedikojnë këtij projekti dhe numrit të familjeve që rregjistrohen në program në atë periudhë kohore. Ky vullnetar shqyrton rastin e familjes/ve për të cilën ai është përgjegjës, dhe komunikon me Aleksia dhe Vasia Barka, drejtuese të FpF, për të përcaktuar nëse FpF mund ti vij në ndihmë kësaj familje, dhe nëse po, në cilën mënyrë (p.sh. duke rimbursuar ilaçet apo duke ndihmuar në një mënyrë tjetër që është më e përshtatshme për familjen në bazë të rastit). Më pas, vullnetari, mban kontakte të vazhdueshme me familjen në mënyrë që ajo të ketë mbështetjen e duhur gjatë periudhës së vështirë siç është mjekimi i fëmijës së tyre dhe navigacioni i sistemit shëndetësor.
Plotësoni këtë formular nëse jeni të interesuar për të qenë vullnetarë të programit “Bashkë për Njëri-Tjetrin”. Pasi të plotësoni formularin, ju do t’ju vij një email për të ndërmarrë një trajtim online mbi këtë program. Ju lutem adresoni çdo pyetje që keni në adresën e email të OJF: [email protected].