Përveç dhurimit të parukeve tek fëmijët që vuajnë nga rënia e flokëve, një tjetër qëllim i organizatës sonë është të krijojmë një qendër për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT. Objektivi kryesor i kësaj qendre është të japi mundësi fëmijëve të sëmurë të përfshihen në lojra dhe aktivitete, në mënyrë që ato të kenë një fëmijëri plotë ngjyra. Kështu, ato janë të mundur të shprehen më mirë, të përballojnë ankthin, zhvillojnë aftësi të reja, dhe të ndihen të përmbushur gjatë trajtimit të tyre. Për më tepër, ambjenti për prindërit ka për qëllim të uli nivelin e ankthit dhe stresit që ato përjetojnë për shkak të semundjeve të femijëve të tyre. Kjo qendër është e projektuar pas konsultimit me Melanie Eisenhower and Lisa Vitlip (të dyja Certified Child Life Specialists në Children’s Hospital of Philadelphia Cancer Center), Dr. Anila Godo, dhe Genta Çekani, punonjëse sociale tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT.
Në Mars 2021, organizata fitoi grantin “Local Small Scale Project” të Official Development Assistance të Ambasadës Çeke për të krijuar qendrën për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT. Projekti u implementua gjatë periudhës Qershor-Tetor 2021, dhe u përfundua më 31 Tetor, 2021. Megjithatë, për shkak të pandemisë COVID-19, inagurimi i ambjenteve është shtyrë për një datë të më vonshme.