Organizata ‘Fëmijët për Fëmijët’ ose ‘Children for Children’ është një organizatë humanitare jofitimprurëse (OJF) e themeluar me vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë nr. 453, datë 30.04.2014, me seli në qytetin e Tiranës në adresën: rruga Prokop Myzeqari, pallati Ferar, ap.37.
Kjo organizatë është themeluar në mbështetje të inisiativës së ndërrmarë nga Aleksia dhe Vasia Barka, në ndihmë të fëmijëve të diagnostikuar me kancer në Shqipëri, të cilët humbin flokët e tyre gjatë trajtimit me kimio-radio terapi. Me qëllim lehtësimin e gjendjes së tyre psiko-emocionale, “Fëmijët për Fëmijët” mundëson dhurimin e parukeve me flokë natyral dhe zhvillon projekte të ndryshme tek Pavioni Onko-Hematologjik i Spitalit Pediatrik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Edhe pse fokusi ynë që në fillesë kanë qënë fëmijët e diagnostikuar me kancer, misioni ynë në thelb është që tu vijmë në ndihmë sa më shumë fëmijëve. Kështu, që nga viti 2022, OJF ka zgjerurar veprimtarinë për të ndihmuar fëmijë me nevoja të ndryshme. Një qëllim tjetër i organizatës është që të përfshij vetë fëmijët dhe të rinjtë Shqiptar si ideator, drejtues, kontribues, dhurues dhe vullnetarë, në projekte në ndihmë fëmijëve të diagnostikuar me kancer dhe atyre pjesë e grupeve të margjinalizuar në Shqipëri.