Veprimtaria

  • Në Korrik-Nëntor 2023, Profs. Viola Dolani, Amelita Ami dhe Xhulia, nën mbështetjen e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, udhëhoqën një tjetër fushatë për sensibilizim dhe rritje fondesh. Në këtë fushatë ato shitën çanta me logon e organizatës për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara në Korçë. 
  • Në Qershor 2023, u lançua fushata e shitjes së çantave me logo të organizatës. Nëse jeni të interesuar të blini një çantë, ju lutem plotësoni formularin në këtë faqe.
  • Nё 13 Mars 2023, lançuam programin “Bashkë për Njëri-Tjetrin” i cili iu vjen nё ndihmё financiarisht familjeve tё fёmijёve tё diagnostikuar me kancer nё Shqipёri, tё cilёt marrin mjekim tek Shërbimi i Onkohematologjisë (Pediatrike) në QSUT, Tiranë.
  • Gjatë perjudhës Nëntor-Dhjetor 2022, fondet e mbledhura nga koncerti “I Këndojmë Paqes”, të cilat arritën një shumë prej 198,500Lekë, u përdorën për të mbështetur 14 fëmijë nga 5 familje Ukrainase që dimri i gjeti në Shqipëri pa pritur për shkak të luftës.
  • Në 14 Nëntor 2022, Gisela Koroli shpallet fituese e A&V Education Accessibility Scholarship për vitin 2022-2023. Gisela është studente e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane që përfaqëson Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, dhe studion Filozofi-Sociologji.
  • Në 27 Tetor 2022, në kuadër të rubrikës në mediat sociale “Bisedojmë së bashku”, u zhvillua një bisedë me Prof. Viola Dolani, pedagoge në Departamentin e Shkencave Sociale, në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, në universitetin Fan S. Noli në Korçë, rreth ndërmarrjes së fushatave për rritjen e fondeve.
  • Në 6 Korrik, 2022, koncerti “I Këndojmë Paqes”, i cili bëri bashkë zëra fëmijësh Shqiptarë e Ukrainas në ndihmë të fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë, zhvillohet tek salla “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik, Tiranë. Ky koncert u realizua në bashkëpunim me talent show-n “Gjeniu i Vogël 8”, Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadën Ukrainase në Shqipëri, nën sponsorizimin e Sofra e Ariut dhe Credins Bank. Ky koncert u transmetua në Vizion Plus në datën 12 Korrik, 2022 në orën 21:00.
  • Në Qershor, 2022, Helga Cacani, trajnere biznesi online, marketingu dhe e-commerce, lançoi një fushatë për të mbledhur fonde në kuadër të trajnimit të saj “Vetëbesim pa Limit”. Në 29 Korrik, 2022, në përfundim të fushatës, Helga dhuroi 1315 Euro.  
  • Në 1 Qershor, 2022, u shpërndanë dhurata tek fëmijët e shtruar në Pavionin Hemato-Onkologjik në Spitalin Pediatrik QSUT me rastin e “Ditës së Fëmijëve”.
  • Në 9 Maj, 2022, Kohli Lab në University of Pennsylvania, ku Aleksia Barka ka kryer kërkime shkencore, dhuroi 250 USD drejt veprimatrisë së organizatës.
  • Në Maj, 2022, lançohet një seri takimesh mujore me të ftuar të ndryshëm në Instagram (Rubrika “Bisedomë së Bashku”) me qëllim trajtimin e bisedave rreth organizatës, aktivitetit të saj, rëndësinë e dhurimit të parukeve, etj. Në 4 Maj, 2022, zhvillohet biseda e parë në Instagram me të ftuarën Aulona Musta ku biseduam rreth dhurimit të flokëve dhe emocionet e këtij veprimi nga vajza e saj, Amara.
  • Në Mars-Qershor 2022, Profs. Viola Dolani, Amelita Ami dhe Xhulia, nën mbështetjen e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, udhëhoqen një fushatë për sensibilizim dhe rritje fondesh. Nga kjo fushatë u shitën 100 kopje të librit didaktik “Duar të Arta, Mendje e Mprehtë, Zemër e Madhe” dhe 100 stiolapsa me logon e organizatës, fondet e sëcilave do të mundësojnë prodhimin e një parukeje.
  • Në Janar 2022, aplikimi i ri për t’ju bashkuar organizatës si vullnetar(e) i/e saj u hap.
  • Në Dhjetor 2021, prodhimi i dy parukeve të tjera përfundon. Megjithatë për shkak të pandemisë COVID-19, dhurimi i tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT është shtyrë për një datë të më vonshme. 
  • Në Nëntor 2021, Afrodita Beadini dhuroi të ardhurat nga shitja e një pikture të saj.
  • Në Qershor-Tetor 2021, u implementua projekti për të krijuar qendrën për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT. Projekti u përfundua më 31 Tetor, 2021. Megjithatë për shkak të pandemisë COVID-19, inagurimi i ambjenteve është shtyrë për një datë të më vonshme. 
  • Më 2 Qershor, 2021, Margarita Lilaj dhuroi të ardhurat nga shitja e produkteve natyrale të “Magjia e Magit” më 26 Maj deri në 2 Qershor me rastin e 1 Qershorit.
  • Në Shkurt-Prill 2021, Noel dhe Maridion ndërrmorën një fushatë për të rritur fonde nëpërmjet shitjes së kartolinave të bëra nga vetë ata. 
  • Në Mars 2021, organizata fitoi grantin “Local Small Scale Project” të Official Development Assistance të Ambasadës Çeke për të krijuar qendrën për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT.
  • Në Shkurt 2021, Enxhi Sulkja përfundon fushatën e GoFundMe, me anë të cilës arriti të mblidhte €1000, të cilat i dhuroi tek organizata së bashku me flokët e saj (60 cm). 
  • Në Shkurt, 2021, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë drejtoi fushatën “Unë për Ty” në bashkëpunim me Organizatën tonë me qëllimin për të mbledhur fonde për të realizuar paruke.
  • Në Nëntor 2020, libri “Duar të Arta, Mendje e Mprehtë, Zemër e Madhe” u botua. Librin mund ta porosisni nga çdo vend i Shqipërisë duke klikuar këtu.
  • Në Qershor-Nëntor 2020, Aleksia dhe Vasia aplikuan për disa grante internacionale për të mundësuar realizimin e projektit për të krijuar qendrën për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT. Një prej këtyre ishte dhe një grant që jepej nga Official Development Assistance të Ambasadës Çeke për implementim në vitin 2021. 
  • Më datë 17 Shtator, 2020, Enxhi Sulkja anonçon nismën e saj për të prerë flokët e saj që nga rrënjët dhe të mbledhë fonde për të prodhuar paruke. Nëse keni dëshirë të kontribuoni, ju lutem klikoni në faqen e GoFundMe.
  • Më datë 24 Korrik, 2020, Kesli Faber i bashkohet bordit si Drejtuese e Mardhënieve Ndërkombëtare. Roli i saj është të drejtojë aktivitete dhe projekte të ndryshme për rritjen e fondeve jashtë Shqipërise, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Në Maj 2020, Aleksia dhe Vasia ideuan një projekt për të krijuar një qendër për fëmijët dhe familjet e tyre tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT. Për të projektuar ambjentet, ato u konsultuan me ​Melanie Eisenhower dhe Lisa Vitlip​ (të dyja Certified Child Life Specialists në Children’s Hospital of Philadelphia Cancer Center), Dr. Anila Godo, dhe Genta Çekani, punonjëse sociale tek Pavioni Hemato-Onkologjik, Spitali Pediatrik QSUT.
  • Më datë 16 Prill, 2020, anonçohet projekti i librit të ngjyrosjes. Ky projekt përputh misionin humanitar të organizatës me atë edukativ, pasi të gjitha punimet në këtë libër vijnë nga dhurues të ndryshëm. Fondet nga shitja e këtij libri do të shkojnë drejt parukeve për fëmijët e sëmurë.
  • Më datë 22 Nëntor 2019, fushata e shitjes së stilolapsave me logo të organizatës u lançua, duke filluar me nje aktivitet zhvilluar tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë drejt prodhimit të parukeve. Nëse jeni të interesuar të blini një stilolaps, ju lutem na kontaktoni.
  • Më datë 1 Korrik 2019, shpallen emrat e bordit të ri drejtues.
  • Më datë 26 Qershor 2019, tek Spitali Pediatrik i Tiranës, organizata organizoi një festë për fëmijët në praninë e një grupi animacioni. Përveç dhurimit të dhuratave, për të kujtuar këtë aktivitet, vullnetaret e organizatës së bashku me fëmijët vizatuan duart e tyre në një poster. Ky aktivitet u mundësua nga shitja e kalendarëve të vitit 2018 në Durrës nga Beauty Time Estetike.
  • Më datë 1 Qershor 2019, zhvillohet mbledhje e përgjithshme me vullnetarët dhe dhuruesit e organizatës. Hapen aplikimet për bordin e ri, me bashkëdrejtuese dy themelueset: Aleksia dhe Vasia Barka.
  • Në Mars 2019, anonçohet Aleksia & Vasia Scholarship, një bursë që duke filluar nga viti akademik 2019-2020, i ofrohet 2 studentëve të cilët janë në sfidë ose kanë fituar betejen me një sëmundje të rëndë dhe synojnë të ndjekin apo janë duke ndjekur studimet e larta në një institut universitar shtetëror në Shqipëri.
  • Në Qershor 2018, parukja e pestë, gjashtë dhe e shtatë u dhuruan tek Spitali Pediatrik i Tiranës, të cilat u mundësuan nga shitja e kalendarëve të vitit 2018 dhe fushatës në Kavajë.
  • Në muajt Janar dhe Shkurt 2018, Drejtoria Arismiore Kavajë udhëhoqi me sukses fushatën për shitjen e kalendarëve të vitit 2018 dhe zhvilloi një aktivitet përmbyllës me performanca nga nxënës të shkollave në Kavajë, në Pallatin e Kulturës të Kavajës.
  • Në Tetor 2017, kalendarë për vitin 2018, me vizatime të fëmijëve në Pavionin e Sëmundjeve të Rënda të Spitalit Pediatrik Tiranë, u prodhuan me qëllim mbledhjen e fondeve.
  • Në Gusht 2017, parukja e katërt u dhurua tek Spitali Pediatrik i Tiranës.
  • Në 12 Prill 2017, një koncert me performanca muzikore, ku u shfaq dhe dokumentari Të dhurosh me dashuri, u zhvillua në Branksome Hall, Toronto me qëllim mbledhjen e fondeve.
  • Në Nëntor 2016, kalendarë për vitin 2017, me vizatime të fëmijëve në Pavionin e Sëmundjeve të Rënda të Spitalit Pediatrik Tiranë, u prodhuan me qëllim mbledhjen e fondeve.
  • Më datë 22 Gusht, 2016, koncerti në qyetitin e Sarandës u zhvillua. Në këtë event u shfaq dokumentari Të dhurosh me dashuri dhe Qëndra Kulturore e Fëmijëve Sarandë dhuruoi disa performanca dhe punime artistike me guacka ku një pjesë e fondeve të mbledhura prej shitjes së tyre iu dhuruan Organizatës.
  • Pas përfundimit të dokumentarit (i cili është i shoqëruar nga titra në angisht), më datë 9 Korrik 2016, Vasia dhe Aleksia nisën diskutimet me Kryetaren e Bashkisë së qytetit Sarandë, për realizimin e një knocerti në këtë qytet me qëllim shfaqen e dokumentarit dhe mbledhjen e fondeve.
  • Më datë 25 Qershor, 2016, një konferencë me të gjithë pjestarët aktiv (vullnetar) u zhvillua për të caktuar hapat e mëtejshme që do të siguronin vazhdimin e implentimit të projektit. Gjithashtu u filmuan dhe klipet përfunduese të dokumentarit Të dhurosh me dashuri. 
  • Në verë të 2016, parukja e tretë u dhurua tek Spitali Pediatrik i Tiranës.
  • Tetor 2015 – Mars 2016, Aleksia ndërtoi një poster sensiblizues, ndërsa Vasia thuri një paruke e cila u përfundua nga Marlin Lako.
  • Dhjetor 2015 – Janar 2016, spila me logon e Organizatës u shitën me rast festat e fundvitit.
  • Në Korrik të 2015, Vasia dhe Aleksia ndërrmorën një kurs për të mësuar teknikat basë për thurjen e parukeve.
  • Në verë të 2015, nis projekti për të krijuar dokumentarin Të dhurosh me dashuri. 
  • Më datë 9 Korrik, 2015, dy paruket e para u dhuruan, të cilat u mundësuan prej fondeve mbledhur nga shitja e librit Si u rritëm me shkrimin dhe spilave.
  • Dhjetor 2014 – Janar 2015, spila me logon e Organizatës u shitën me rast festat e fundvitit.
  • Në Dhjetor të 2014, një grup vajzash vullnetare, nën drejtimin e Kesli Faber, vizituan Spitalin Pediatrik të Tiranës, dhe shpërndanë dhurata.
  • Më datë 7 Qershor, 2014, 6 vajzat e para prenë dhe dhuruan flokët e tyre. Që prej kësaj date numri vazhdon të rritet me dhuruese nga të gjitha group-moshat e që vinë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia, etj.
  • Më datë 1 Qershor, 2014, u zhvillua një festë në Spitalin e Fëmijëve, nën praninë e Cirkut dhe dhuratave.
  • Në Maj të 2014, projekti “Dhuro flokë për fëmijët që trajtohen me kimioterapi” u prezantua në Kuvendin e Shqipërisë ku zhvillohej një mbledhje me temë femijët.
  • Projekti u lanҫua më datë 11 Maj, 2014.

Gjithë këto evente kanë marrë vëmendje mediatike dhe pjestarë të organizatës kanë qenë pjesë e emisioneve televizive, rubrikave të lajmeve, revistave, artikuj dhe emisione në radio.